Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka dhënë një lajm të mirë sa i përket fushës së energjisë.
Ajo thotë se deri më tani, mbi 140 kompani janë të interesuara në ankandin për Projektin për Energji të Ripërtëritshme, i cili është i pari i këtij lloji në Kosovë dhe do të ketë fuqi 100 megavatësh.
Kompanitë e interesuara në këtë ankand janë nga ShBA, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Arabia Saudite, Turqia, Izraeli, Portugalia, Ballkani, Hungaria, Spanja, Holanda, e kështu me radhë.
Ankandi është i hapur deri më 29 shtator.
Ankandi parasheh që vendi të lidhet me kompani partnere ndërkombëtare dhe të zgjërojë investimin në këtë projekt.