Rivaliteti me Donnarumman, Navas mesazh paralajmërues për PSG-në

0
299

Navas paralajmëron PSG-në për sezonin e ardhshëm. Portieri kostarikan po vlerëson largimin nga kryeqyteti francez në rast se drejtuesit nuk do ta zgjidhin dualitetin me Donnarumman.

“Kam marrëdhënie shumë të mira me Donnarumma-n, por unë gjithmonë dua të luaj, në fund të vitit do të mendojmë për të ardhmen”.

Sezoni po përfundon dhe triumfi në Ligue 1 është i sigurt, por jo qëndrimi i Navasit, që përgjatë sezonit është alternuar me italianin për rolin e titullarit.

“Unë nuk mendoj se kjo situatë e jetuar deri tani mund të përsëritet, sigurisht jo për një sezon tjetër. Në fund të vitit do të vijë koha për të menduar për të ardhmen. Familja ime është shumë e lumtur në Paris dhe unë po ashtu. Këtu gjithmonë jam ndier shumë i vlerësuar. E ardhmja? Do të shohim.”

Me pak fjalë, mesazhi për klubin është shumë i qartë: ose ai ose unë. Tani i takon PSG-së të marrë një vendim përfundimtar. Pavarësisht moshës 35-vjeçare, Navas nuk ka ndërmend t’i lërë vend më të voglit Donnarumma. Këtë sezon portieri ka bërë gjithsej 23 paraqitje për PSG-në kundrejt 22 të Gigios. Balancë perfekte, por jo e mjaftueshme për të shmangur pakënaqësitë./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here