Rita Ora rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj në Grand Palais

0
79

Rita Ora shkëlqeu në Javën e Modës në Paris të premten, duke marrë pjesë në festën e Grand Palais me një dukje mjaft provokuese.

Këngëtarja shqiptare, 34 vjeçare, shfaqi të brendshmet argjendi nën një fustan të zi transparent dhe një bluzë me rripa të hollë, të kombinuara me geta me shkëlqim, taka argjendi dhe një çantë të zezë. Flokët biondë ishin të stiluar me efekt të lagur, ndërsa buzët ishin ngjyrë qershi.

Rita pozoi për fotografi me ikonën Cynthia Erivo dhe ishte ndër figurat më të komentueshme të eventit, i cili grumbulloi yje të modës dhe ekranit si Helen Mirren, Jennifer Lawrence, Zendaya, Emma Stone dhe Meryl Streep, si dhe Victoria Beckham, Kendall Jenner e Hailey Bieber.

Me kombinimin e saj provokues dhe tërheqës, Ora tregoi se nuk ka frikë të eksperimentojë me stilin mes yjeve më të mëdhenj të industrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here