Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i rinumërimit të vendvotimeve pritet të përmbyllet sot, më 30 janar.
Deri tani, janë rinumëruar rreth 88% e vendvotimeve, që përbën 2,245 nga 2,557 gjithsej.
34 komuna kanë përmbyllur rinumërimin, ndërsa mbeten për t’u rinumëruar 312 vendvotime nga 4 komuna.














































