Rinovimi i Mkhitaryan me Romën? Gjithçka vendoset pas finales së Conference League në Tiranë

0
397

Henrikh Mkhitaryan aktualisht po punon për t’u rekuperuar në kuadër të finales së Conference League kundër Feyenoord, që do të luhet më 25 maj në Tiranë.

Armeni këtë vit ishte një lojtar kyç për trajnerin Jose Mourinhon, i cili kërkoi konfirmimin e mesfushorit për vazhdimësinë dhe me siguri do ta marrë.

Medite italiane raportojnë se Roma i ka bërë një ofertë të re 33-vjeçarit, për të rinovuar deri në verën e 2024-ës, kjo pasi kontrata e Mkhitaryan përfundon në fund të këtij qershori.

Më tej nga raportimet bëhet me dije se me shumë siguri rinovimi do të vijë, megjitatë palët pritet të ulen pas finales së Conference League, në të cilën duket se mesfushori ka vetëm një qëllim, të ndihmojë skuadrën për të fituar trofeun dhe pse jo edhe të shënojë vetë ai./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here