Rinovimi i Ibrës, Milan: Ja kur do nisin bisedimet

0
297

Rinovimi i kontratës së Zlatan Ibrahimovic ka mbetur pezull, ndërsa së fundmi klubi i Milan ka zbuluar se kur mund të nisin bisedimet. Sulmuesi nuk ka pasur minutazh të mjaftueshëm, kjo ndikuar edhe nga dëmtimet e shumta që ka kaluar, por pasojat janë direkte në formën e tij.

Mediet në Itali raportojnë se rinovimi është shtyrë për në javët e fundit të kontratës së suedezit me “kuqezinjtë”, pasi duket se klubi italian nuk do t’i caktojë një shifër pa parë njëherë formën në vazhdim të Ibrës.

Kontrata mes palëve do të zgjatet vetëm me objektiva të përcaktuar si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Italisë. Kjo nënkupton se fitimet që sulmuesi do të marrë në kontratën e re dhe kushtet që do të vendosen aty do të lidhen direkt me kontributin që lojtari do japë deri në përfundim të sezonit 2021-2022./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here