Përpara ndeshjes me Cadiz të hënën, të cilën Barcelona e humbi me rezultatin 0-1, drejtori sportiv i katalanasve Mateu Alemany filo për çështjet më të “nxehta” brenda klubit, veçanërisht për rinovimin e kontratës së Ousmane Dembele dhe Ronald Araujo.
Afrimet e reja nuk janë i vetmi prioritet i Presidentin Joan Laporta, pasi ai po tenton që të sigurojë të ardhmen e skuadrës dhe të ketë vazhdimësi me një pjesë të lojtarëve që ka në pronësi. Barça ka rinovuar tashmë me Ansu Fatin dhe Pedrin, teksa ende e njëjta gjë nuk është arrirë për Gavin, Sergi Roberton, Ronaldo Araujo dhe Ousmane Dembele.
Alemany ka takuar agjentin e Dembele dhe pas këtij takimi zbuloi se bisedimet mes klubit dhe lojtarit janë në rrugën e duhur, po të njëjtin lajm dha edhe për Araujon.
“Këto janë dy negociata të hapura. Po bisedojmë dhe gjëja më e rëndësishme është se si klubi ashtu edhe lojtarët duan vazhdimësinë. Jemi në proces negociatash dhe kur të kemi për të lajmëruar diçka do e bëjmë. Po punojmë.”-theksoi ai./SS