Rikthim pas 153 ditësh mungesë, Milan rigjen titullarin

0
207

Milani e nisi vitin 2023 me një fitore përballë Salernitana me rezultatin 1-2. Por, “kuqezinjtë” kaluan një moment negativ në muajin janar. Fillimisht erdhi barazimi me Romën. Më pas skuadra e Stefano Piolit u eleminua nga Kupa e Italisë, humbi finalen e Superkupës përballë Interit dhe në Seria A lëshoi shumë terren me kreun, duke zbritur në vendin e katërt të renditjes.

Megjithatë, Milani është rikthyer dhe në tre sfidat e fundit ka triumfuar, duke marrë një rezultat pozitiv edhe përballë Tottenham në sfidën e parë në Champions League.

Lajmet e mira nuk kanë fund për “kuqezinjtë” që mesa duket nga sfida e rradhës do të kenë në dispozicion edhe portierin Mike Maignan. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Maignan njofton rikthimin pas 153 ditësh mungesë.

Trajneri Stefano Pioli e ka vuajtur shumë mungesën e francezit dhe në fazën më të rëndësishëm të sezonit do të ketë një dispozicion shërbimet e 27-vjeçarit.

Dy ndeshjet e rradhës për Milanin janë kundër Atalantas dhe Fiorentinës dhe menjëherë më pas vjen përballja e dytë vendimtare me Tottenham e vlefshme për çerekfinalet e Champions League./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here