Rifati: Nga sot zyrtarisht më është pushuar ndalesa e arrestit shtëpiak dhe tani jam i lirë

0
512

Përmes një njoftimi në profilin e tij në ‘Facebook’, trajneri i mirënjohur nga Prizreni në sportin e basketbollit, Arbnor Rifati, ka lajmëruar se ka pushuar ndalesa e arrestit shtëpiak.

“Nga sot zyrtarisht më është pushuar ndalesa e arrestit shtëpiak dhe tani jam i lirë”, ka thënë Rifati, përcjellë 04 Online.

Në mes tjerash, Rifati ka falënderuar edhe Edis Kurajën, ish-reprezentues i Kosovës në basketboll, tani avokat i trajnerit nga Prizreni.

“Të dashur miq, shok e familjar.
Më lejoni së pari të ju falenderoj secilin për mesazhet e mbështetjen që ma keni dhënë në këto ditë të vështira për mua e familjen time.
Nga sot zyrtarisht më është pushuar ndalesa e arrestit shtëpiak dhe tani jam i lirë.
Edukimi familjar, personaliteti dhe integriteti im si njeri çdoherë ka qenë e bazuar që të punoj në parim me korektësi e drejtësi.
Falenderoj avokatin tim z.Edis Kuraja për gatishmërin dhe mbrojtjen profesionale e të suksesshëm.
Falenderoj institucuonet gjyqësore për të cilët besoj fuqishëm në punën e tyre profesionale .
Çdoherë kam servuar më të mirën për basketbollin, nga tash konfirmoj dhe premtoj që edhe më fuqishëm do punoj për klubin tim KB PRIZRENI ⚪️⚫️ për sukseset e rradhës.
Nga zemra ju falenderoj edhe njëherë.
Sfidat për Special One janë vetëm inkurajim e motivim.
I juaji , Arbnori ❤️”, ka shkruar Arbnor Rifati./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here