Ribashkim i papritur pas BBVK: Xheneta, Diana dhe Bay T së bashku në pushime në Vlorë

0
100

Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova, duket se tensionet mes disa ish-banoreve po zbehen me kalimin e kohës. Një ribashkim i papritur ka befasuar ndjekësit e programit: Xheneta, Diana dhe Bay T janë parë duke pushuar së bashku në Vlorë, duke lënë pas debatet dhe komentet thumbuese që i karakterizuan gjatë spektaklit, shkruan 04 Online.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Xheneta u përball shpesh me kritika dhe tallje nga disa vajza, përfshirë pikërisht Dianën dhe Bay T, të cilat komentonin mënyrën e saj të të shprehurit. Megjithatë, gjithçka duket se i përket së kaluarës, pasi vajzat po shijojnë verën së bashku, larg kamerave dhe tensioneve të BBVK.

Nuk dihet ende nëse edhe Ana, një tjetër pjesë e diskutimeve të ashpra në atë kohë, do t’i bashkohet grupit, pasi ajo ka qenë më e rezervuar në rrjetet sociale për këtë ribashkim.

Fotot e pushimeve janë publikuar online dhe kanë shkaktuar reagime të shumta, ndjekësit janë të ndarë mes mbështetjes për afrimin e tyre dhe habisë për ndryshimin e raportit mes vajzave./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here