Rezoluta e PE-së për zgjedhjet në Serbi, Brnabiq me dezinformatë për Kosovën

0
173

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka synuar të ndryshojë mesazhin e rezolutës së Parlamentit Evropian mbi kritikat për ndërhyrjet në zgjedhjet e Serbisë. Kryeministrja serbe ka dezinformuar duke thënë se rezoluta e Parlamentit Evropian ka të bëjë me presion ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq rreth Kosovës si dhe për votimin kundër për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Një pretendim të tillë Brnabiq e ka dhënë në televizionin serb “TV Pink”.

“Rezoluta e PE vazhdon presionin ndaj Serbisë, nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet. Rezoluta është një formë presioni dhe një formë ndëshkimi për dy gjëra themelore, e para është se, siç thonë ata, po cenojmë kushtetutshmërinë e të ashtuquajturës Kosova dhe për çfarë ankohet Parlamenti Evropian dhe pse Aleksandar Vuçiq insistoi dhe vendosi që Serbia të votojë kundër të ashtuquajturit anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, gjë që u kritikua edhe në rezolutën e Parlamentit Evropian në tetor 2023”, tha ajo për TV Pink.

Me këtë pretendim, Brnabiq dezinformon duke zhvendosjen e temës të cilën e ka Parlamenti Evropian për vjedhjen e votave në Serbi duke tentuar të zhvendosë temën se po ndodh për shkak të Kosovës.

Parlamenti Evropian në rezolutën e tij për Serbinë “shpreh keqardhje për faktin që mangësi të shumta të rëndësishme dhanë një kontribut negativ në procesin zgjedhor; shpreh keqardhjen për abuzimin e institucioneve dhe mediave nga pushtetarët për të fituar një avantazh të padrejtë; shpreh keqardhjen për retorikën agresive parazgjedhore, paragjykimet në media, presionin ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimin e burimeve publike, si dhe frikësimin dhe ngacmimin e aktivistëve civilë, LGBTI dhe mbrojtësve të tjerë të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve; pret me padurim raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it dhe rekomandimet për zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here