Rey Manaj reagon pas penalltisë së humbur ndaj Serbisë: Dhimbje që nuk përshkruhet, por do të rikthehem më i fortë

0
96

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar pas momentit vendimtar në ndeshjen kundër Serbisë, ku humbi një penallti që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e takimit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, shkruan 04 Online.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manaj ka shprehur keqardhjen e thellë për gabimin, duke marrë përgjegjësinë e plotë si një nga liderët ofensivë të ekipit kuqezi.

“Sot ndjej një dhimbje të madhe që nuk mund ta shpjegoj me fjalë… Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, për i përqendruar dhe më i vendosur,” shkroi ai, duke kërkuar ndjesë ndaj tifozëve, bashkëlojtarëve dhe stafit teknik.

Reagimi i Manajt vjen në një moment delikat për Kombëtaren, që është ende në garë për një vend në Botërorin e ardhshëm. Mes kritika dhe mbështetjeje nga opinioni publik, mesazhi i sulmuesit tregon karakterin dhe përkushtimin për fanellën kuqezi.

Kombëtarja shqiptare do të ketë mundësinë të rikthehet në rrugën e duhur në ndeshjet e radhës, ndërsa Manaj premton të rikthehet më i fortë se kurrë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here