Rey Manaj është pranë një transferimi te Beshiktashi, ku mund të bashkohet me Ernest Muçin dhe Milot Rashicën, duke krijuar një treshe shqiptare në Superligën Turke, shkruan 04 Online.
Sipas raportimeve nga mediat turke, Beshiktashi po kërkon të përforcojë repartin e sulmit dhe e konsideron Manajn si opsionin ideal.
Kartoni i tij, i vlerësuar rreth 4 milionë euro, konsiderohet i arritshëm për klubin, i cili ka nisur tashmë bisedimet me Sivasspor. Sulmuesi shqiptar ka dhënë miratimin për këtë lëvizje, edhe pse së fundmi ka rinovuar kontratën me Sivasspor për 1.5 vjet, duke shmangur një largim falas këtë verë. Ky transferim pritet të vendoset nga marrëveshja mes klubeve dhe vullneti i lojtarit./04 Online