E diela nuk ka qenë me fat për sulmuesin shqiptar, Rey Manaj.
Gjatë ndeshjes mes Sivassporit dhe Göztepes, Manaj pësoi një dëmtim pas një përplasjeje me mbrojtësin Koray Gunter, shkruan 04 Online.
Për shkak të lëndimit, ai u detyrua të largohej nga fusha dhe është dërguar menjëherë në spital për kontrolle të mëtejshme. Kjo situatë vë në dyshim praninë e tij në ndeshjet e rëndësishme të marsit, ku Shqipëria do të përballet me Anglinë dhe Andorrën./04 Online