Rexhbeçaj drejt rikthimit të madh në Bundesliga – Wolfsburg gati ta marrë sërish në skuadër

0
67

Mesfushori kosovar Elvis Rexhbeçaj mund të rikthehet te klubi ku u formua, VfL Wolfsburg, në një lëvizje të mundshme gjatë merkatos së verës, shkruan 04 Online.

Sipas raportimeve të magazinës gjermane “Kicker”, Rexhbeçaj është një nga emrat kryesorë në planet e Wolfsburgut për sezonin e ardhshëm, ndërsa aktualisht aktivizohet te FC Augsburg.

Mesfushori 28-vjeçar pritet të largohet nga Augsburg në fund të kontratës, duke hapur rrugën për një rikthim simbolik në klubin ku u rrit dhe nisi karrierën profesionale.

Wolfsburg po planifikon rindërtimin e skuadrës dhe e sheh Rexhbeçajn si një profil me eksperiencë dhe stabilitet në mesfushë.

Në rast se transferimi finalizohet, ky do të ishte një rikthim i rëndësishëm për futbollistin kosovar dhe një përforcim i vlefshëm për projektin e ri të klubit gjerman./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here