Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur për largimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga grupi parlamentar i LV-së.
Rexhaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se Kica-Xhelili ka bërë tradhti elektorale.
Sipas tij, ajo është e vendosur lart në listën e LV-së dhe para se ta marrë këtë vendim Kica-Xhelili është dashur ta mendojë këtë gjë.
“Unë mendoj që është e pandershme të dalësh në listën e VV-së, me sa kujtoj Doarsa ka qenë e renditur mirë në listë. Jam anëtar i kryesisë dhe në atë kohë Presidentja e Kosovës që pat lidhur koalicion me ne, pati kërkuar që Doarsa të renditet diku nga fillimi në listë. Besoni apo jo një emër i panjohur dhe i vendosur lartë në listë, ku cdo i dyti deputetë ka shkuar në Kuvendin e Kosovës, para se të largohet është dashur ta mendoj këtë gjë. Kjo është tradhti elektorale”, tha ai.