Rexhaj pas miratimit të tre projektligjeve: Ditë e mbarë, kohë e mbarë për forcën e ushtrinë tonë!

0
719

Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet e sesionit vjeshtor, me ç’rast janë diskutuar disa pika të rendit të ditës.

Si rrjedhojë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri projektligje që ndërlidhen me Forcat e Sigurisë së Kosovës, shkruan 04 Online. E lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, i cili ka thënë se kjo është ditë e mbarë, kohë e mbarë për forcën e ushtrinë tonë.

“Sot në seancën plenare Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi tri projektligje për FSK-në:

  1. Projektligji për shërbim në FSK;
  2. Projektligji për Forcën e Sigurisë;
  3. Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes.
    Ditë e mbarë, kohë e mbarë për forcën e ushtrinë tonë!”, ka shkruar në ‘facebook’ deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here