Arbër Rexhaj, kandidati për deputet nga LVV-ja, zhvilloi një takim me elektoratin në lagjen “Ortakoll”..
Gjatë fjalimit të tij, Rexhaj theksoi lidhjen e tij të veçantë me këtë lagje, duke deklaruar: “Ortakolli qëndron në zemrën time. Sot, qytetarët e tij dëshmuan edhe një herë mbështetjen për politikat e drejta dhe progresive të Qeverisë Kurti.”
Ai shprehu bindjen se angazhimi i qytetarëve të Ortakollit do të luajë një rol kyç në avancimin e reformave dhe ndryshimeve pozitive për vendin. Përmes këtij takimi, Rexhaj riafirmoi përkushtimin e tij për të qenë një përfaqësues i fuqishëm i zërit të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë i Rexhajt:
Ortakolli qëndron në zemrën time . Sot dëshmoi se do të vazhdojë me politikat e drejta dhe progresive të Qeverisë Kurti. Faleminderit!