Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Arbër Rexhaj, para aktivistëve dhe mbështetësve në Lagjen e Trimave, ndau sukseset e deritanishme të Qeverisë Kurti në forcimin e Ushtrisë së Kosovës.
Në këtë tubim zgjedhor mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe kandidatët për deputet nga lista e LVV-së.
Rexhaj dhe Maqedonci siguruan qytetarët se me Qeverinë Kurti 3, angazhimi për ndërtimin e një ushtrie të fuqishme, të denjë për pritshmëritë e Lagjes së Trimave dhe të gjithë Kosovës, do të vazhdojë me përkushtim të plotë.
“Mbrëmë me Ministrin e Mbrojtjes z. Ejup Maqedonci ndamë me aktivistët dhe mbështetësit e Lagjes së Trimave sukseset e deritanishme të Qeverisë Kurti në forcimin e Ushtrisë dhe i garantuan se Qeveria Kurti 3 do bëjë ushtrinë si e do Lagjja e Trimave dhe gjithë Kosova.
Faleminderit!
#ArbërRexhaj29#500K#QEVERIAKURTI3#VOTO118#CepmëCep“, ka thënë Rexhaj.