Rexhaj: Mandatin tjetër, 1 miliard euro mbështetje bizneseve për prodhimtari dhe ndërmarrësi

0
70

Kandidati për deputet nga LVV, Arber Rexhaj, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, vizituan pesë biznese prodhuese në Prizren, Vëllezërit e Bashkuar, New Diamond Group, Sempro, S-Wool dhe APRINT.

Këto biznese shquhen për inovacion dhe eksport, si New Diamond Group, që dërgon 90% të produkteve jashtë Kosovës, dhe Sempro, që ka ulur ndjeshëm importin e profileve plastike. S-Wool mban gjallë traditën e përpunimit të plisave, ndërsa APRINT operon me teknologji moderne të printimit.

Rexhaj premtoi mbështetje prej 1 miliard eurosh për bizneset në mandatin e ardhshëm, duke synuar fuqizimin ekonomik dhe integrimin e Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Me Kryeministrin Kurti vizituam pesë biznese të rrethit të Prizrenit, nga prodhimtaria e betonit, e veglave dhe telave për prerje me diamant ndaj gurit, te zdrukthëtaria për profile plastike, prodhimi i plisave e deri te printimi dhe prodhimi i reklamave.

Këto janë Vëllezërit e Bashkuar, New Diamond Group, Sempro, S-Wool, dhe APRINT. Secila nga to me tregime mbreslënëse të rritjes e zhvillimit të biznesit. Vëllezërit e Bashkuar janë të parët në Kosovë me certifikim ISO 9001:2000. New Diamond Group eksporton mbi 90% të produktit në vende si Brazili, Algjeria, Egjipti, Spanja dhe India. Sempro ka zbritur importin e disa profileve të plastikës në Kosovë nga 70 deri në 90%, kurse eksportojnë kryesisht në Ballkan dhe Evropë, përfshirë Ukrainën. S-Wool mban të gjallë traditën historike duke përpunuar me dorë plisin. Kurse APRRINT operon në 1500 m2 me makineri moderne për printime dhe reklama për LED ekrana.

Mandatin tjetër, 1 miliard euro mbështetje bizneseve për prodhimtari dhe ndërmarrësi. Do të vazhdojmë të bëjmë vend edhe në hartën ekonomike të botës, jo vetëm atë politike dhe gjeografike.

✅118 Lëvizja Vetëvendosje!

✅ 29 Arbër Rexhaj

#ArbërRexhaj29#500K#QEVERIAKURTI3#VOTO118#CepmëCep

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here