Rexhaj: I kemi numrat, nesër e zgjedhim kryeparlamentarin, e keni parë NISMA votoi “për” atë ditë

0
302

Arbër Rexhaj nga Lëvzja Vetëvendosje ka deklaruar se nesër do të zgjedhet kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, VV i ka siguruar numrat e nevojshëm pa treguar për koalicione.

“Nesër fillon seanca nga aty ku ka mbetë fillon nga betimi i deputetëve, ne votojmë”, ka theksuar ai.

“Mendoj që nesër pra ne do ta zgjedhim kryeparlamentarin dhe për këtë gjë i kemi siguruar, të thash jemi në proces të krijimit të numrave. E keni parë Nismën atë ditë, ka votuar “për””, tha Rexhaj në “Kanal 10”, transmeton Gazeta Express.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here