Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Arber Rexhaj, mori pjesë në tubimin zgjedhor në fshatin Krajk të Hasit, ku ka prezantuar para banorëve të fshatit arritjet e Qeverisë Kurti gjatë katër viteve të qeverisjes.
Rexhaj ka theksuar se përkushtimi i Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Kosovës, duke përfshirë edhe ata të Hasit.
Në fjalën e tij, Rexhaj ka theksuar se Hasi ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë politikën e Qeverisë Kurti, pasi kjo qeveri ka sjellë ndryshime të prekshme në shumë fusha, duke përfshirë infrastrukturën, mbështetje për bujqësinë, rritjen e mundësive për punësim dhe zhvillimin e projekteve që ndihmojnë të rinjtë dhe gratë. Ai ka nënvizuar se Hasi është me Qeverinë Kurti dhe se mbështetja e vazhdueshme për këtë qeveri është hapi i duhur për të garantuar një të ardhme më të mirë për këtë rajon.
Rexhaj ka ftuar qytetarët e Hasit që të angazhohen në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe të mbështesin LVV-në, për të vazhduar me reformat që janë të nevojshme për një Kosovë të fuqishme dhe të drejtë.