Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka pasur shumë kritika ndaj opizitës kosovare. Në një intervistë për Reporteri, ai ka theksuar se opozita është munduar të ndalojë secilën reform.
Madje, ai e akuzoi opozitën se këtë është munduar ta bëjë duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
“Partitë opozitare janë munduar secilën reformë ta ndalojnë duke e dërguar kështu në Gjykatën Kushtetuese. Qëllimi i tyre është i qartë ata duan të ndalojnë qeverisjen e mirë dhe nuk duan që në Kosovë të krijohet bindja se këtu mundesh me qenë në Qeveri, pa korrupsion, pa hajni, me zhvillim ekonomik dhe me drejtësi të pavarur. Këta pak a shumë duan të dëshmojnë përmes përpjekjeve të tilla të thonë se të gjithë jemi njësoj. Por, jo, nuk jemi.” – deklaroi Rexhaj.