Rexhaj e Abrashi vizitojnë KEDS-in, në fokus fshatrat Kobajë, Vlashnje, Muradem, Grazhdanik, Atmaxhë dhe Nashec

0
520

Dy deputetët e LVV-së në Kuvendin e Kosovës që vijnë nga Prizreni, Arbër Rexhaj e Artan Abrashi iu janë përgjigjur thirrjes publike të asambleistit të partisë GUXO, Petrit Hoxhaj lidhur me problemet rreth energjisë elektrike në disa fshatra të Prizrenit.

Rexhaj e Abrashi janë takuar me zyrtarë të KEDS-it në Prishtinë, ku edhe kanë shprehur shqetësimin e fshatrave Kobajë, Vlashnje, Muradem, Grazhdanik, Atmaxhë dhe Nashec.

Në këtë takim Rexhaj e Abrashi morën garanci se këto probleme do të trajtohen me seriozitet.

“Sot së bashku me kryetarin e Qendrës së VETËVENDOSJE-s në Prizren, Artan Abrashin shkuam në Departamentin e Përgjithshëm të Sistemit të Operimeve të KEDS-it në Prishtinë për t’i shprehur shqetësimet e qytetarëve të fshatrave Kobaj, Vlashnje, Muradem, Grazhdanik, Atmaxhë dhe Nashec. Ngritëm shqetêsimet edhe pêr fshatrat Ramaj, Lugishtë , Dedaj, dhe tërë rajonit të Hasit. Në qytet biseduam për problemet e shfaqura në Tusuz.
Shkqyqjet, furnizimi i parregullt me rrymë dhe rëniet e trafostacioneve kanë shkaktuar shqetësim dhe irritim tek qytetarët e zonave të ndryshme të Prizrenit.
Aty morëm garancione se këto probleme do të trajtohen me seriozitet dhe përkushtim të lartë në sanimin e defekteve, si dhe do të shtohen nê planet e investimeve afatgjate.
Zëri i qytetarëve do të jetë prioritet, i cili do të dëgjohet përherë nga ne”, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’ Arbër Rexhaj, deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here