Rexhaj: Cakërrimi i gotave mes Kurtit e Haradinajt nuk është përafrim për pazare, u qëndrojmë prapa akuzave ndaj AAK-së

0
192

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se cakërrimi i gotave mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj në Kullën e Haradinajve, nuk flet për një përafrim në kuptim të pazareve politike.

Rexhaj, duke folur në emisionin “DPT te Fidan Jupolli” në T7, ka thënë se VV ka qenë përherë në kullën e Haradinajve për të nderuar sakrificën e tyre.

“Në kullën e Haradinajt, përveç Kurtit, unë dhe shumë deputetë kemi qenë vazhdimisht. Lëvizja Vetëvendosje përherë ka qenë aty. Dorën në zemër, për atë pjesë, gjithmonë jemi pajtu, sepse ka luftë clirimtare. Familja Haradinaj ka dhënë kontribut për lirinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Por, sipas Rexhajt, kjo nuk nënkupton ndonjë përafrim me AAK-në.

“Afrim të qëndrimeve nuk kemi pasur në kuptim të pazarit. Ne kemi mbajtur linnjën që plani franko-gjerman ka qenë nisje e mirë dhe z. Haradinaj pati dalë pro-marrëveshje me shumë pikëpyetje dhe shumë pikëcuditëse”, deklaroi tutje ai.

Rexhaj ka deklaruar se Vetëvendosje u qëndron prapa deklaratave akuzuese ndaj AAK-së.

“Akuzave të bëra ndaj Aleancës që i kemi bërë, u qëndrojmë pas. Ashtu ishte dhe është fatkeqësisht”, ka thënë ai. /GazetaExpress

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here