Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në disa pika kufitare

0
57

Reshjet e para të borës që kanë nisur mbrëmë dhe po vazhdojnë edhe sot, kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të vendit.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i përditësuar pas orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, gjendja është si vijon:

Pika kufitare Pejë – Kullë: me borë të madhe, rruga e kalueshme vetëm për automjete të vogla. Qarkullimi për kamionë dhe autobusë është i pamundur.

Pika kufitare Prishtinë – Mutivodë: rruga e kalueshme, por me vështirësi.

Pikat e tjera kufitare: qarkullimi po zhvillohet normalisht, pa pengesa të theksuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here