Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyrë barbare nga disa persona të maskuar, në një sallon bukurie.
Dy burra të maskuar kanë nisur ta dhunojnë fillimisht me grushte në kokë e më pas kanë marrë karriget e sallonit për ta goditur akoma më shumë.
Video është bërë virale dhe pas goditjeve Sin Boy shihet të çohet në këmbë duke u kujdesur për flokët e tij të cilat ishte duke i lyer.