Rënia e flokëve, kur kthehet në problem dhe nga çfarë shkaktohet

0
268

Çdo njeri ka mesatarisht 80,000 deri në 120,000 fije floku. Mesatarisht një person humbet pesëdhjetë deri në njëqind fije flokësh në ditë.

Njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve duhet të dinë se kjo është një sasi normale por nëse vëreni se flokët ju bien shumë, atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Rënia e flokëve është një proces krejt natyral.

Megjithatë ka raste kur flokët bien me grushte duke u kthyer kështu në një arsye të ligjshme për tu shqetësuar.

Rënia me tufa e flokëve bie më shumë në pah tek njerëzit me flokë të shkurtra.

Megjithatë, edhe njerëzit me flokë të gjatë përballen me të njëjtin problem.

Nëse mendoni që floku juaj po ju bie me ritme jo normale atëherë mësoni këtu disa prej shkaqeve më të përhapura.

Shkaqet rrethanore të rënies së tepërt të flokëve

Rënia e flokëve ndodh për arsye të ndryshme, në shumë raste mund të jetë një reagim ndaj një situate stresuese ose ndryshimeve madhore në trup siç janë:

Lindja

Marrja ose heqja dorë nga kontraceptivët

Rënia nga pesha

Temperatura e lartë

Rimëkëmbja pas një operacioni ose një sëmundje

Ekspertët thonë se trupit i duhet pak kohë që të kapërcejë një situatë stresuese ndaj floku kthehet në gjendje normale brenda 6-9 muajsh

Shkaqe shëndetësore të rënies së flokëve

Flokët mund të bien edhe për arsye shëndetësore të ndryshme.

Shtatzënia, ndërhyrjet kirurgjikale, rëniet drastike në peshë dhe stresi kronik lënë pasoja direkt tek flokët.

Rënia e flokëve mund të jetë efekt anësor i ilaçeve kundër depresionit.

Rënia e flokut mund të jetë e trashëgueshme, por edhe të shkaktohet nga problemet me tiroiden.

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit mund të shkaktojë gjithashtu rënie të flokut.

Kjo zgjidhet duke ngrënë ushqime të pasura me hekur siç janë spinaqi, barishtet, mishi i viçit dhe fasulet.

Të domosdoshëm janë edhe ushqimet e pasura me vitaminë C, të cilat përmirësojnë përthithjen e hekurit.

Ndryshimi i shpeshtë i ngjyrës së flokut nëpërmjet substancave kimike e shkatërron atë.

Për më tepër, krehja e flokut pas lyerjes me xhel ose llak e forcon qimen dhe lehtëson këputjen e saj.

Floku nuk është i rëndësishëm vetëm për paraqitjen tuaj të jashtme.

Ai është një tregues i rëndësishëm i shëndetit tuaj./AgroWeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here