Rëndohet situata mes dy banoreve, Beatrixi bën Egzonën të qajë: E ke qejf Donaldin

0
336

Vëllai i madh i ka dhënë këngëtares Beatrix Ramosaj një mision, ku ajo duhet të dramatizojë lidhur me çdo situatë që ndodh në shtëpi. Si duket ky mision ka prekur Egzonën, pas një aludimi se ajo ka një pëlqim për aktorin Donald Veshaj. Provokimet e Beatrixit kanë bërë që Egzona të shpërthejë në lot.

A të kam thënë unë që mos të rrish me Donaldin?’’,- e pyeti ajo e prerë dhe e nervozuar.

Më pas Beatrixi shkon të provokojë Donaldin: Egzona më tha që të kishte qejf, kështuqë kujdes me shakatë të lutem.

‘’Çfarë po kujton familja ime që po e sheh këtë? Unë jam futur televizionit shumë e vogël dhe kam luftuar shumë, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua që kam qenë femër’’,– tha Egzona mes lotësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here