Renditja e FIFA-s: Ngriten ‘Dardanët’, ‘rrëshqet’ Shqipëria

0
360
Foto: Arkiva

Kombëtarja e Kosovës në futboll, është ngritur për dy pozita në renditjen e FIFA-s.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, sot ka publikuar renditjen e re, shkruan RTKLive.com.

‘Dardanët’ falë fitores kundër Burkina Faso (5-0) dhe barazimit në udhëtimin kundër Zvicrës (1-1), është ngritur për dy vende dhe tashmë Kosova ndodhet në vendin 107-të.

Ndërkaq, Shqipëria ka humbur dy pozita pas disfatës nga Spanja (2-1) dhe barazimit me Gjeorgjinë. Kuqezinjtë tashmë ndodhen në pozitën e 67-të.  

Ndërkaq, Brazili ngjitët në krye të renditjes, e ndjekur nga Belgjikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here