Lëngu i karotës njihet tashmë prej 400 vitesh, por popullaritet të veçantë ka fituar vetëm në shekullin njëzet. Po përse ka ndodhur kjo? Kësaj pyetjeje i përgjigjet studimi që e transmeton ‘Koha Jonë’.
Lëngu i karotës për shëndetin tuaj:
Është zbuluar qe ai pastron mëlçinë. Lëngu i karotes pastron organizmin në mënyrë efektive nga ndotjet. Organizmi pastrohet aq intensivisht nga ndotjet që janë nxjerrë jo vetëm me anë të jashtëqitjes dhe urinës por edhe nga poret e lëkurës. Këto ndotje të shkrira përmbajnë pigmentin e verdhë ose portokalli, prandaj lëkura nganjëherë zverdhet. Kjo vetëm dëshmon rreth një proçes tepër intensiv të mëlçive.
Shëron kancerin, lidh radikalet e lira, shëron efektivisht formimet (tumore) të reja.
Shëron sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve. Fakti, që lëngu i karotës shëron ulcera dhe tumore, është zbulimi i shekullit 20. Në fakt, është hipotezë që një prej shkaqeve kryesore të formimit të ulçerëve dhe tumoreve është ngarkesa e vazhdueshme të sistemit nervor, sidomos gjatë fëmijërisë. Prandaj mjekimi i këtyre sëmundjeve duhet të fillojmë me sqarimin e shkaqeve, të cilat kanë stimuluar acarimin e sistemit nervor (urrejtja, frika, zilia etj.)
Stabilizon tretjen dhe metabolizmin.
Ndihmon të shërohesh nga sëmundjet e ndryshme të lëkurës – p.sh. në rastin e pranisë së shume forunkujve (puçrrave në lëkurë), pezmatimin të lëkurës etj.,
Nxjerrë jashtë gurët e tëmthi,
Pastron gjakun,
Forcon zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut
Forcon organizmin, sidomos në rastin e ftohjes. Nëse keni rrufë, pikoni ne hundë lëng karote 3-4 herë në ditë.
Lëngu i karotës ndihmon në raste e lodhjes,
Shton oreksin,
Forcon dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve,
Përmirëson shikimin,
Të çliron nga stresi, këshillohet në rastet e depresionit,
Përdoret edhe për të shëruar shterpësinë (papjellori)
Çfarë përmban?
Vitamina PP, B2, B6, C dhe E.
Shumë hekur, kobaltin, bakër, Beta-karotin që e bën atë një prej mbrojtësit më të fort të imunitetit. Ai e forcon membranat mukoze në të gjithë organizmin, duke e mbrojtur atë nga hyrja e viruseve dhe e baktereve. Gjithashtu vepron si faktor të kopjimit të gjeneve në bërthamën e qelizave. Metabolizmi mund të stimulohet dhe aktivizohet vetëm nga karotina.
Lëngu i karotës ka gjithashtu shumë vitamën A. Ai stimulon sintezën e albuminit dhe inkurajon rritjen e organizmit. Prandaj është shumë i këshillueshëm për fëmijët e prapambetur në aspektin fizik dhe mendor.
Lëngu i karotës është gjithashtu burim i pazëvendësueshëm selenit. Seleni është mikroelementi më i rëndësishëm për të mbajtur funksionimin e shëndetshëm të imunitetit. Ai mbron qelizat nga proceset e liga.
Lëngu i karotës mund të përdoret së bashku me çdo lëng tjetër.
Përdorimi:
Sipas shëndetit individual të personit, ai mund të përdor lëngun e karotës nga 0,5 deri në 3-4 litra në ditë.
Vini re! Nëse pini për ditë gjysmë litër lëng karote, organizmi juaj do të marrë një sasi të mjaftueshme të kalciumit. Nuk këshillohet të teproni me lëngun e karotës, sepse në rastin e mbidozimit të karotinës zverdhet lëkura.
Duke mjekuar veten me lëng karote, duhet të përjashtoni plotësisht nga menynë tuaj produkte që përmbajnë sheqer, niseshte dhe çdo lloj millesh.
Mbani mënd, që lëngu i karotës duhet të jetë i pastruar plotësisht nga pjesëzat e thata, çfarë është e mundur vetëm duke përdorur shtrydhësen elektrike.