Rektori Alishani priti në takim ministrin Kervan dhe deputetin Damka

0
258

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, të premten ka pritur në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan dhe deputetin Fikrim Damka, thuhet në njoftimin e UPZ-së.

“Në takim ishte edhe Prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe sigurimin e cilësisë, Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan.

Gjatë vizitës u diskutua për iniciativën për hapjen e një programi studimor në gjuhën turke në Fakultetin e Ekonomisë, për hapat që duhet ndjekur.

Poashtu u diskutua për realizimin e projekteve të ndryshme dhe për punët që mund të bëhen për zhvillimin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren”, thuhet në njoftim./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here