Inflamacioni dhe akumulimi i sekrecioneve në mushkëri si pasojë e të ftohurës ose gripit mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe probleme me gjumin.
Bllokimi që shkaktohet në kraharor shoqërohet edhe me një kollë të fortë, nëpërmjet së cilës mushkëritë përpiqen të pastrohen. Gripi dhe e ftohura nuk janë të vetmit që shkaktojnë bllokim të kraharorit nga sekrecionet apo siç njihet, gëlbaza.
Një gjë e tillë mund të ndodhë si pasojë e bronshitit, azmës, fibrozës cistike dhe alergjive. Ju mund t’u vini në ndihmë mushkërive tuaja duke konsumuar lëngje të ngrohta të kockave, supa, çajra bimorë e të tjerë.
Ndër ushqimet dhe pijet më të rekomanduara nga ekspertët për këtë problem veçohet mjalti i cili është shumë efikas për pastrimin e mushkërive.
Thuhet se një i rritur mund të konsumojë një lugë gjelle me mjaltë çdo 3 deri në 4 orë. Ushqime të tjera të dobishme janë hudhra, limoni, erëzat, shega dhe xhenxhefili.
Pastrimi i Mushkërive Nga Sekrecionet – Përbërësit:
Gjysmë luge çaji (2-3 gramë) me xhenxhefil pluhur,
Gjysmë luge çaji (2-3 gramë) me spec djegës pluhur
Çerek filxhani çaji (100 ml) me uthull molle të pafiltruar
3 lugë gjelle (15 ml) me mjaltë,
Çerek filxhani çaji (100 ml) me lëng të freskët limoni.
Zieni së bashku uthullën dhe lëngun e limonit. Sapo të marrë valë hiqeni nga zjarri, shtoni mjaltin, xhenxhefilin dhe specin djegës. Përziejini mirë së bashku deri sa të përfitoni një lëng me një përmbajtje uniforme të cilin duhet ta hidhni në një shishe qelqi.
Rekomandohet të konsumoni një lugë gjelle dy herë në ditë për 2-3 ditë me rradhë. Njerëzit që kanë probleme me fjetjen si pasojë e bllokimit të mushkërive nga sekrecionet e trasha rekomandohen të përdorin dy jastekë.
Koka duhet mbajtur ngritur që të pengojë kollën dhe problemet me frymëmarrjen. Ju duhet të shkoni tek mjeku nëse sekrecionet zgjasin më shumë se tre ditë, përkeqësohen ose kanë ngjyrë jeshile apo të verdhë.