Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka ka thënë se invazioni i sotëm mbi Ukrainën është jetësim praktik i “botës ruse”.
Përmes një postimi në Facebook, Reka ka shkruar se ky sulm dëshmoi se Rusia e sotme post-sovjetike nuk dallon fare nga ajo komuniste, e as nga ajo cariste.
“Gjatë dy shekujve të fundit, ndryshimi i regjimit asnjëherë nuk ndryshoi apetitet hegjemone. Ukraina është kambana e fundit për Evropën. Bombat ruse nuk ndalen me diplomaci”, ka thënë ai.