Reka: BE-ja ka dëshmi të mjaftueshme t’ia heqë Serbisë trajtimin përkëdhelës

0
215

Ish-ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka thënë se të martën, senatorët amerikanë i kanë kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcaktim të qartë për Bashkimin Evropian dhe jo me Rusinë. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se të njëjtën gjë ia ka kërkuar më herët Beogradit edhe Brukseli.

Reka ka thënë se Bashkimi Evropian javën e kaluar, dënimin e invazionit rus në Ukrainë e ngriti në kusht të ri për anëtarësim. Ai ka shtuar se tash do të testohet kredibiliteti i Bashkimit Evropian se sa do të zbatojë këtë kondicionalitet edhe ndaj Serbisë.

“Jetësimi i tij strikt, do të kërkoj që BE-ja të ndërpres negociatat anëtarësuese me Serbinë, sepse ajo nuk e përfillë politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, nuk i zbaton sanksionet kundër Rusisë dhe vazhdon të armatoset nga Rusia dhe Kina. Këto janë dëshmi të mjaftueshme për BE-në, që t’i heqë Serbisë trajtimin e gjertanishëm përkëdhelës krahasuar me pesë shtetet e tjera të Ballkanit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se lojës shumëvjeçare të Serbisë: “edhe Rusi edhe BE” i doli boja. Sipas tij, qëndrimi në dy karrige më nuk kalon, as në Bruksel e as në Uashington.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here