Reijnders paralajmëron Arsenalin: Gara për titull ende e hapur

0
67

Mesfushori holandez Tijjani Reijnders ka dërguar një mesazh të qartë për rivalët e Arsenal, duke theksuar se gara për titullin në Premier League nuk ka përfunduar ende.

Pas dy fitoreve radhazi të Manchester City, ndaj Liverpool dhe Fulham, kampionët në fuqi kanë ngushtuar diferencën me kreun dhe po rrisin presionin në javët vendimtare të sezonit. Reijnders u shpreh se skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të vazhdojë “në gjah” deri në fund, duke besuar se gjithçka mbetet e hapur.

“Humori ka qenë i mirë. Kemi humbur disa pikë, por jemi ende në garë dhe do të vazhdojmë të luftojmë”, deklaroi mesfushori pas fitores 2-0 në FA Cup.

Holandezi, i transferuar verën e kaluar nga AC Milan, ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Cityt këtë sezon, me pesë gola dhe dy asistime në kampionat. Sipas parashikimeve të superkompjuterit të Opta, Arsenal mbetet favorit për titullin me rreth 85% gjasa, ndërsa City vazhdon ndjekjen me shanse më të ulëta, por ende reale.

Reijnders theksoi se është i kënaqur me adaptimin në futbollin anglez dhe se synimi i ekipit është të mbajë presionin maksimal deri në fund të sezonit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here