Reiffenstuel: Kosova të përmbahet nga shënjestimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia, ndikon negativisht në raport me BE-në

0
21
Michael Reiffenstuel (Leiter, Referat für Grundsatzfragen Transformation in der arabischen Welt und Maghreb, Auswärtiges Amt, Berlin), Foto: Stephan Röhl

Drejtori për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme Gjermane, Michael Reiffenstuel, i bën thirrje Kosovës për përmbajtje nga ‘shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia’.

Sipas tij, veprimet e tilla ndikojnë negativisht për qytetarët e Kosovës dhe shkojnë kundër detyrimeve ndaj BE-së.

“Duke i bërë thirrje urgjente Kosovës që të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia. Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht te qytetarët e vetë Kosovës, shkojnë kundër detyrimeve dhe angazhimeve të saj ndaj BE-së dhe rëndojnë marrëdhëniet tona dypalëshe”, ka bërë koment Reiffenstuel në rrjetin “X”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here