Reduktimet në fuqi, KOSTT tutet për sistemin e vet, KESCO e pranon që e ka të vështirë të sigurojë rrymë

0
73

Vendi po ballafaqohet me reduktime të rrymës në mes të janarit me temperatura të ulëta. Këtë e bëri me mbrëmë KOSST që tha se është i detyruar të aplikojë reduktime për shkak të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik. KESCO në një reagim e pranoi që sigurimi i energjisë elektrike sipas nevojës reale mbetet i vështirë.

Gazeta Express

Sot e dje në Kosovë ka pasur reduktime të energjisë elektrike. Sipas njoftimit të djeshëm të KESCO’s ka pasur rritje të sasisë së energjisë elektrike të importuar dhe çmime të larta të blerjes në treg.

KESCO u bëri thirrje konsumatorëve që të kursejnë rrymë.

Tutje në njoftim thuhet se “KESCO do të vazhdojë ta ndjekë nga afër situatën dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm për konsumatorët”.

Ndërsa, KOSTT mbrëmë tha se Zona e Kontrollit e KOSTT-it është duke operuar me jo balanca të mëdha dhe të vazhdueshme, të cilat në orë të caktuara tejkalojnë mbi 200 MË.

KOSTT tha se “për shkak të diferencës jashtëzakonisht të madhe ndërmjet nominimeve dhe konsumit real, masat e ndërmarra nuk kanë qenë të mjaftueshme për të eliminuar jo balancat në nivelin e krijuar”.

“Këto devijime po ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian, rrisin ndjeshëm rrezikun për stabilitetin e sistemit dhe mund të sjellin pasoja serioze për KOSTT-in, përfshirë masa ndëshkuese dhe rrezikim të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E.”

KOSTT shton se “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”, janë të detyruar që të aplikojnë kufizimin e ngarkesës (reduktime).

KESCO lëshoi një tjetër njoftim sot, duke thënë se për shkak të rritjes së konsumit, është e detyruar të sigurojë rreth 50% të energjisë elektrike përmes importit.

“Furnizuesi ka vepruar dhe vazhdon të veprojë me përgjegjësi të plotë, duke ndërmarrë të gjitha përpjekjet e nevojshme për mbulimin e nominimeve të energjisë elektrike, si përmes kontratave bilaterale, ashtu edhe përmes tregtimit një ditë para dhe ofertave brenda-ditore. Megjithatë, për shkak të realitetit aktual të tregut dhe kufizimeve ndërkufitare, ku kufiri Kosovë–Serbi nuk është funksional në aspektin komercial, ndërsa kufijtë me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut kanë kapacitete të kufizuara që nuk mjaftojnë për të mbuluar të gjithë kërkesën e vendit, sigurimi i energjisë elektrike sipas nevojës reale mbetet i vështirë.”

Reduktimet raportohet së në disa lagje në kryeqytet kanë zgjatur më shumë se një orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here