Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se për shkak të rënies së nivelit të burimeve të ujit dhe për të siguruar shpërndarje të racionale të furnizimit me ujë të pijshëm, do të zbatojë reduktime të furnizimit në disa lagje të qytetit.
Sipas njoftimit, reduktimi i furnizimit do të fillojë nga ora 09:00 deri në orën 18:00 dhe do të prekë lagjet Bajram Curri dhe Arbana. Si pasojë, banorët e këtyre zonave do të përballen me rënie të presionit të ujit dhe periudha me mungesë të ujit.
Lagjet dhe rrugët që do të preken janë:
Lagjia Lakuriq
Lagjia Ortakoll
Lagjia Bazhderhane
Lagjia Tusuz
Lagjia Kurilla
Rruga Edit Durham
Rruga Nënë Tereza
Rruga Ismail Kryeziu
Rruga Hafiz Ismaili
Rruga Nënkala
Rruga Enver Hadri
Rruga Jusuf Gërvalla
Rruga Ulqinit