Receta për duar përfekte

0
32

Nëse keni lëkurë të ashpër në duar, kjo recetë do të jetë kura perfekte. Duart tuaja do të bëhen të buta si mëndafshi.

Në qoftë se keni lëkurë të fortë dhe të dëmtuar mbi duar, atëherë ajo është shenja e parë që tregon se ato kanë nevojë për një trajtim intensiv.

Duke qenë se produktet kozmetike, kuruese për të tilla probleme janë mjaft të kushtueshme në qendrat farmaceutike, kemi menduar t’ju ofrojmë receta të ndryshme të cilat mund t’i përgatisni vetë.

Përbërësit për një recetë të thjeshtë me domate janë:

1 domate

1 limon jeshil

2-3 lugë glicerinë

Përgatitja:
Domates, pasi t’i keni hequr lëkurën, grijeni imët, deri sa të bëhet pure dhe hidheni në një tas të vogël. Shtrydhni një limon jeshil dhe lëngun e tij bashkojeni me domaten. Shtoni 2-3 lugë glicerinë. Përzieni mirë dhe me masën e krijuar, lyeni duart dhe masazhojini ato lehtësisht.

Lini trajtimin të qëndrojë për 2-3 minuta dhe shpërlani duart me ujë të vakët.

Në qoftë se keni lëkurë të fortë dhe të ashpër në duar, kjo recetë do të jetë kura perfekte për të zgjidhur problemin tuaj duke i bërë duart të buta si mëndafsh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here