Reali për Champions, si Luizi në Bigbrother

0
201

Real Madrid ka shënuar një fitore të madhe në Anfield.

Mbretërit kanë mposhtur Liverpoolin me rezultat 2-5 në ndeshjen e xhiros së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar dy gola të shpejtë, shkruan Indeksonline.

Fillimisht realizoi Nunez në minutën e 4-të e më pas Salah shfrytëzoi një gabim të portierit për të dyfishuar rezultatin.

Por për Liverpoolin kjo ishte e gjitha që pamë në këtë ndeshje.

Real Madrid arriti që në pjesë të parë të barazoj rezultatin me dy golat e Vinicius Junior në minutat 21 dhe 36.

Në pjesë të dytë, skuadra e Ancelottit realizoi edhe tre gola të tjerë.

Fillimisht realizoi Militao në minutën e 47-të e më pas dy herë realizoi Benzema në minutat e 55-të dhe 67-të.

Ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu do të zhvillohet me 15 mars. /IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here