Reali e fiton përballjen e zjarrtë të Madridit

0
76

Një gol në fillim të pjesës së parë dhe një tjetër në fillim të pjesës së dytë i kanë mjaftuar Real Madridit për fitore ndaj rivalit të qytetit, Atletico Madridit.

Të martën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi fitoi 2:1. Ishte kjo ndeshja e parë e një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve. Rezultati e lë të hapur sfidën për ndeshjen e dytë, që zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme në “Metropolitano”.

Rodrygo shënoi për 1:0 në të mirë të Real Madridit në minutën e katërt të ndeshjes.

Julian Alvarez barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 32-të.

Ndërkohë golin e fitores për kampionin në fuqi të Evropës e shënoi Brahim Diaz në minutën e 55-të.

Ashtu si pritej, ndeshja ishte e nivelit të lartë. Dallimi prej një goli garanton tjetër ndeshje të madhe mes rivalëve të Madridit./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here