Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Gironas me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 25-të të La Ligas.
Më mirë e nisën mysafirët që rrezikuan në minutën e 30-të me Donny van de Beek, por që Thibaut Courtois bëri pritje të madhe.
Në minutën e 41-të, ndeshja u zhbllokua me një goditje të bukur të Luka Modric për 1-0.
Mbretrit kishin disa raste në pjesën e dytë, sidomos me Vinicius Junior që dështoi në minutat 58 dhe 75.
Por braziliani ishte i saktë në minutën e 83-të, ku shënoi pas një asistimi të Kylian Mbappe për 2-0.
Real Madridi barazohet në krye me Barcelonën, të dyja me nga 54 pikë.