Real Madridi triumfon bindshëm ndaj Real Sociedad, Vinícius udhëheq festën në Bernabéu

0
65

Real Sociedad nuk arriti t’i bëjë ballë ritmit të lartë të madrilenëve, teksa u mposht me rezultat të thellë 4-1 në “Santiago Bernabéu”, në një ndeshje ku vendasit treguan stabilitet dhe efikasitet pavarësisht mungesës së disa emrave kryesorë.

Njeriu i takimit ishte pa dyshim Vinícius Júnior, i cili realizoi dy gola dhe konfirmoi formën e tij fantastike javët e fundit. Në listën e realizatorëve u shtuan edhe Federico Valverde dhe Gonzalo García, duke vulosur një mbrëmje të qetë për ekipin madrilen.

Pas ndeshjes, trajneri Álvaro Arbeloa u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, duke vlerësuar mënyrën si funksionoi skema 4-4-2. Sipas tij, organizimi defensiv dhe shpejtësia në kundërsulm ishin elementët kyç që sollën suksesin.

Tekniku madrilen u ndal veçanërisht te forma e Vinícius, duke theksuar se braziliani është një lojtar që mund të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes në çdo moment. Ndërkohë, ai konfirmoi se Kylian Mbappé u la pushim strategjikisht për ta pasur të gatshëm në sfidën e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Benfica.

Arbeloa vlerësoi edhe kontributin e Trent Alexander-Arnold, autor i asistimit në golin e parë, si dhe rikthimin pozitiv të Dani Carvajal pas lëndimit.

Me këtë fitore, madrilenët marrin një dozë të madhe vetëbesimi para ndeshjeve vendimtare në Evropë, teksa trajneri e cilësoi periudhën e ardhshme si një seri “finalesh” që do të përcaktojnë rrugëtimin e skuadrës në sezon./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here