Real Madridi po planifikon një verë me ndryshime të mëdha në skuadër dhe një nga objektivat kryesorë është sulmuesi i ri i Athletic Bilbaos, Nico Williams. Sipas “Marca”, “Los Blancos” janë të gatshëm të aktivizojnë klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh për përfaqësuesin spanjoll, shkruan 04 Online
Williams ka bërë një sezon mbresëlënës me Bilbao-n dhe ka shkëlqyer me Spanjën në Euro 2024, duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve europianë. Barcelona, që kishte interes për të verën e kaluar, tashmë është tërhequr nga gara, duke i hapur rrugë Realit për një lëvizje të mundshme.
Në “Santiago Bernabeu”, ai shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofanziv, teksa klubi po përgatitet për një epokë të re pas ndryshimeve të pritshme në formacion./04 Online