Real Madridi synon përforcime në mesfushë, Adam Wharton në radarin e Xabi Alonsos

0
52

Xabi Alonso pritet të rikthehet te Real Madridi si trajner dhe të nisë një epokë të re me përforcime të bujshme. Pas afrimit të mundshëm të Trent Alexander-Arnold si lojtar i lirë dhe progresit në transferimin e Dean Huijsen, vëmendja tani është te mesfusha, shkruan 04 Online.

Largimi i Toni Kroos dhe e ardhmja e pasigurt e Luka Modric kanë hapur hapësira që Alonso dëshiron t’i mbushë. Një emër që ka tërhequr vëmendjen e madrilenëve është mesfushori 21-vjeçar i Crystal Palace, Adam Wharton, i krahasuar shpesh me Kroos për qetësinë dhe vizionin e tij në mesfushë.

Real Madridi e ka ndjekur Wharton prej fillimit të vitit 2025, por Palace nuk është nën presion për ta shitur, pasi ai ka kontratë deri në 2029 dhe vlerësohet rreth 60 milionë paund.

Me ndikimin e Bellingham në afrimin e Alexander-Arnold, nuk përjashtohet mundësia që edhe Wharton të ndjekë rrugën drejt “Bernabeut” këtë verë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here