Vinicius Junior mbetet një prej shtyllave kryesore të Real Madridit, pavarësisht zërave të fundit për një lëvizje të mundshme nga “Santiago Bernabeu”.
Sulmuesi brazilian, i cili iu bashkua klubit më 2018, ka qenë vendimtar në shumë momente kyçe, përfshirë finalet e mëdha të Ligës së Kampionëve ku ai shënoi golat e triumfit.
Ditët e fundit u raportua për tensione mes tij dhe trajnerit Xabi Alonso, çka ngriti pikëpyetje për të ardhmen e tij te Los Blancos. Por burime brenda klubit i kanë mbyllur të gjitha dilemat: Vinicius dëshiron të qëndrojë dhe Real Madridi i ka ofruar vazhdimin e kontratës deri në vitin 2027.
Formën e tij këtë sezon e dëshmojnë qartë statistikat: 16 paraqitje, 5 gola dhe 4 asistime, duke mbetur kështu një nga lojtarët më produktivë të ekipit.
Me këtë rinovim, Reali siguron një nga asetet e tij më të rëndësishme për vitet e ardhshme, ndërsa tifozët mund të presin edhe shumë performanca spektakolare nga ylli brazilian./04 Online














































