Real Madridi pret rikthimin e Álvaro Carreras për sfidën ndaj Manchester Cityt

0
92

Real Madridi shpreson ta ketë sërish në dispozicion mbrojtësin e majtë Álvaro Carreras për ndeshjen e radhës ndaj Manchester Cityt në UEFA Champions League.

Carreras mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Celta Vigo, të cilën madrilenët e fituan 2-1, për shkak të pezullimit dhe një lëndimi që e kishte shqetësuar së fundmi.

Megjithatë, lajmet e fundit janë pozitive për “Los Blancos”. Sipas raportimeve pranë klubit, mbrojtësi ka nisur stërvitjet në fushë dhe po vazhdon trajtimet e fizioterapisë, duke bërë përparim të mirë.

Nëse rikuperimi vazhdon sipas planit, Carreras pritet t’i bashkohet skuadrës dhe të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Manchester Cityt që zhvillohet të mërkurën./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here