Real Madridi përgatit ndryshime të mëdha në verë – Xabi Alonso pritet të marrë drejtimin

0
90

Pas një sezoni zhgënjyes, Real Madridi pritet të bëjë ndryshime të thella gjatë afatit kalimtar të verës. Largimi i trajnerit Carlo Ancelotti është vendim tashmë i konfirmuar, dhe në vend të tij pritet të vijë Xabi Alonso, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës, shkruan 04 Online.

Sipas “Marca”, edhe disa lojtarë do të largohen nga “Santiago Bernabeu”. Rodrygo është një prej tyre, me të ardhmen e tij që do të sqarohet së shpejti – ndërsa spekulimet e lidhin atë me Manchester Cityn.

Ndërkohë, Lucas Vazquez pritet të largohet si lojtar i lirë më 1 korrik, pasi në krahun e djathtë mbrojtës Real Madridi tashmë ka Dani Carvajal dhe Trent Alexander-Arnold, i transferuar nga Liverpooli.

Klubi madrilen paralajmëron se kushdo që ka dyshime për të qëndruar, është i lirë të largohet, teksa priten edhe përforcime të reja sipas kërkesave të trajnerit të ri./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here