Real Madrid raportohet se ka shprehur interes për një yll të Manchester City pas humbjes së rëndë ndaj Barcelonës.
Të dielën mbrëma, golat nga Lamine Yamal, Robert Lewandowski, Raphinha dhe Alejandro Balde i siguruan Barcelonës një fitore 5-2 në finalen e Superkupës së Spanjës.
Pas ndeshjes, trajneri i Madridit, Carlo Ancelotti, shprehu pakënaqësinë me paraqitjen e skuadrës së tij.
“Duhet të shohim realitetin. Nuk mbrojtëm mirë. U përpoqëm të shtypim lart dhe të mbrohemi me bllok të ulët. Ata i shënuan golat lehtësisht dhe nuk punuam fort, as kolektivisht dhe as individualisht”, tha ai.
Me dritaren e transferimeve të janarit ende të hapur, është pretenduar se Madridi mund të synojë një lëvizje të papritur për një yll të City.
Real Madrid synon lëvizje të papritur për yllin e Manchester City
Sipas Caught Offside, Los Blancos mund të “testojnë” Cityn me një ofertë për sulmuesin e krahut te City, Savinho.
“Real Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë dërguar skautë për ta parë lojtarin gjatë javëve të fundit, gjatë ndeshjeve kundër Leicester City dhe West Ham”, shkruan në raport.
Megjithatë, është sugjeruar se City e konsideron lojtarin si “të paprekshëm.”
Në sezonin 2024/25 deri më tani, Savinho ka regjistruar një gol dhe tetë asistime në 26 ndeshje në të gjitha garat.
Duke folur kohët e fundit, trajneri i City, Pep Guardiola, shpjegoi pse Savinho ka qenë i preferuar për të përpara Jack Grealish.
“Sa herë që ai shikon veten, ai duhet të shohë konkurrencën dhe të konkurrojë. Savinho është në formë më të mirë se Jack dhe për këtë arsye e aktivizova. Dua atë Jack që fitoi tripletën? Po, dua. Por përpiqem të jem i sinqertë me veten”, tha ai
“Ndaj Evertonit ai ishte i jashtëzakonshëm dhe ndaj Leicester ai krijoi golin e parë dhe [të shtunën] shënoi një gol dhe dy asistime të pabesueshme, sidomos për golin e dytë nga fillimi – ajo është cilësi e nivelit të lartë. Prandaj ai luajti. Savinho e meriton. Ai luan sepse prodhon”./Express